Shqip-Hop
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqip-Hop, Forum Rreth HipHopit Shqiptar Ne Pergjithesi.
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Intervist me "Etnon" 2009

Go down 
2 posters
AuthorMessage
FlaKKron
Admin
FlaKKron


Posts : 6
Join date : 2009-08-04

Intervist me "Etnon" 2009 Empty
PostSubject: Intervist me "Etnon" 2009   Intervist me "Etnon" 2009 EmptyTue Aug 04, 2009 8:09 am

INTERVISTA

Elbino:Sapo keni publikuar albumin e ri "Ethnomenon" dhe vlersimet kane qene nga me te mirat. Jeni i gezuar?

- Genc Prelvukaj- Vleresimi i mire nga publiku vjen si ngushllim per lodhjen dhe cdo nate pa gjume ne studio qe e kam bere gati per dy vjet . Ne anen tjeter une nuk e ka thene rastesisht qe eshte albumi me i kompletuar dhe me i mire qe e kemi bere ndonjehere . Dicka te ngjajshme kam pritur por definitivisht jo edhe ne kesi menyre qe cdo njeri ta gjeje veten brenda Ethnomenon . Gezimi normal qe nuk diskutohet kesaj radhe.

Isha duke shkruajtur nje shkrim ne lidhje me piraterine muzikore shqiptare ne internet, e cila po shkakton dhe rrallimin e albumeve ne tregun muzikor, e nderkohe ju publikuat albumin e ri. Gjate nje interviste treguat se doni te shisni rreth 20.000 kopje te ketij albumi.Mendoni se do ja arrini qellimit dhe me a mund ti tregoni fansave sesa i madh eshte demi qe ju shkakton pirateria muzikore ?

- Se pari me duhet te shtoj se ka shume njerez qe piraterine e bejne pa vetedije duke nxjerre kenge nga interneti apo duke e blere shpejt e shpejt albumin ne rruge te falsifikuar . Nuk eshte se ai apo ajo e perkrahe demtimin e artistave por ndoshta nuk e ka analizuar problemin ne fjale dhe e cileson kete pune si dicka te parendesishme . Per kete arsye une ju kam drejtuar njerezve dhe jo organeve te rendit .
Sa i perket rrallimit te albumeve ajo po ndodh dhe po intensifikohet cdo dite e me shume dhe te pakte jane artistet qe kane ambicie per te bere me projekte te kompletuara . Shumica mendojne per single-s si te vetmen zgjidhje normale qe ju ofrohet ne perputhje me kushtet e krijuara . Momentalisht qarkullon ne media nje fjale e imja qe kam thene se neqoftese nuk arrijme ne 20.000 kopje te shitura atehere ne terhiqemi nga loja e albumeve . Meqenese posedoj Gramafon Entertainment qe teknikisht ka cdo gje qe nevojitet per te realizuar nje album atehere kam frike qe terheqja jone do te jete motivacon edhe per shume te tjere te heqin dore nga ambiciet per te bere albume – neqoftese deri me tash nuk kane bere kete gje .
Ne shkrimin tuaj ju lutem shtoni qe web faqet qe bejne shperndarjen ilegale te kengeve demtojne kulturen e nje populli ne teresi per interesa te ngushta ne shume raste edhe banale .


Degjova qe do ndryshoni dhe emrin e grupit. Nese eshte e vertete perse vendoset ta beni kete dhe cili do jete emri i ri ?

- E kemi ndryshuar , tanime nuk mund te kthehet . Ndryshimi i emrit te grupit eshte pjese e paketes se ndryshimeve te thella qe kemi bere si grup duke filluar nga kenga , interpretimet , dizjajnet etj . Emri i ri eshte Etnon nje shkurtim i emrit te vjeter .


Perpara se te bisedojme per muziken e albumit te ri, doja te pyesja nese e din qe "Albanian" luhet me shpesh ne diaspore se dhe vete himni shqiptar?

- Kam informacione te sakta ne lidhje me degjueshmerine e kenges Albanian ne diapore meqenese udhetoj shume shpesh andej . Eshte kenge qe nuk behet me , kenge qe nuk leviz asnjehere dhe nuk e humb rendesine . Eshte quajtur ne cdo ane himni modern shqiptar . Besoj me te drejte .


Keni kaq vjet ne skenen e hip-hopit shqiptar.Tani qe jeni rikthyer si mendoni; A eshte hip-hopi shqiptar me mire se ne 2000 apo me keq ?

- Mund te mos jem i kenaqur me rrjedhen e shitjes se kopjeve origjinale mirepo jo me ecurine e zhanrit tone . Ka shume grupe te reja qe ecin sigurte , ka shume me shume kualitet edhe ne kenget tona , eshte pjese e rendesishme e industrise se muzikes ( qe nuk ishte ne v.2000 ) dhe duke pasur keto parasysh atehere them pa asnje dyshim qe eshte shume me i avancuar se sa dikur dhe cdo vit qe vjen ngrit kualitetin e ketij drejtimi muzikor .


Ne albumin e ri te gjithe kane vecuar tekstin e kenges "Babes".
Cfare mund te na thoni per te ?

- Eshte kenge me te cilen tregohet nje periudhe e veshtire e Kosoves ne 20 vitet e kaluara qe jane te njohura per secilin . Ka shume njerez qe kane pasur ambicie te medha per ti realizuar dhe per tu lene femijeve cdo te mire materiale por ndryshimi i rrethanave politike ka pamundesuar cdo gje . Ka prej tyre qe me te drejte arsyetohen por ka edhe asi qe pa te drejte kritikojne veten . Atehere ka qene veshtire te jesh i drejte , i forte dhe i pandotur . Ai babe qe e ka bere kete gje , ka rezistuar cdo lakmi dhe ka qene pjese e rezistences te jete i bindur qe i ka lene femiut te tij pasurine me te madhe qe mund ta trashegoje dikush – fytyren dhe edukaten . Nese kthehemi pas dhe shikojme se cfare ishte menyra e imponuar e jeteses atehere ne ta shohim heronj qe ju kemi borxh shume . E kam bere kete kenge por me nje tendence qe te mos personalizoj cdo gje por ti jap gjeresi temes dhe per kete arsye e kane gjetur veten shume njerez ne te . Mendoj se eshte kenga me tekstin me te fuqishem qe mund ta kete Ethnomenon dhe me emocionuese gjithsesi .


Mua personalisht m'ka mbet fiksim te me tregosh se cfare thuhet tek ai fragmenti i "perdredhur" ne fillim te kenges "Ai te ka ne shtrat". Pl pl pl lol

- Eshte sample i perpunuar nga D Master qe e ka bere edhe vijen e kenges . “ Sa katile u tregove , si ste erdhi pak gjynah … Por teksti yne ska te beje me kete teme , eshte me me peshe dhe me me finesse i ndertuar . Pritet mire nga publiku .


Keni bashkepunuar dhe me Minatorin ne kete album. Si u ndjete ne studio me legjendat e muzikes shqiptare? A provun dhe ata me bo rrap?

- Minatori eshte grupi me i mire dhe me i organizuar qe e kemi pasur ndonjehere . Ne kenget e tyre ka shumecka dhe admiroj guximin e tyre per temat qe i kane bere , vijat melodike te perkyera , karizmen e tyre ne cdo interviste , prezentimet e tyre neper te gjitha vendet brenda dhe jashte Kosoves e shume e shume faktore tjere qe e bejne kete grup shume te ndryshem nga te tjeret . Une kam pasur miqesi te mire me ta dhe pervecse i falenderoj shume per dhenien e te drejtes per perpunimin e kenges poashtu i falenderoj edhe per mbeshtetjen e dhene ne shume raste kur ne gjendeshim ngushte para mediave sin e rastin e videoklipit e Shtune dhe kenges Jovo . Artiste te medhenj qe kane dhene shume per gjithe aq sa kane funksionuar . Ju kam thene personalisht qe kenget e tyre bejne pjese ne memoriet me te mira qe i kam nga femijeria .


Kush eshte Lil Samme ?

- Emer i ri . Lil Samee – jeton ne Suedi dhe ben pjese ne dy kenget tona si i ftuar . Edhe ne kengen e pare te realizuar me videoklip . Ze i ri dhe kam shprese te ngjitet aty lart ku e ka vendin shume shpejt . Do ti jap mbeshtetjen e duhur .


Kenga qe kam me qejf ne ket' album eshte "Di ma mir se ai" po ju ke do veconit si me te preferuaren?

- “ Di ma mire se ai “ eshte kenge me ndryshe nga te tjerat dhe une e kam nder me te favorizuarat por listes tek shija ime i prijne ‘ Shqiptarte e bojne ma se miri “ , “ E di “ Sexy & Hot “ dhe Babes “ . Megjithese e thashe , shtoj se e pata shume te veshtire te percaktohem meqenese secila ka dicka te vecante dhe ka peshen e vet .


Flitet qe pas ketij albumi ju do i largoheni muzikes per te marr pjese ne politike.Eshte e vertete ?

- Muzika eshte term i gjere . Une pas nje kohe mund te terhiqem nga interpretimet ( qe nuk eshte apsolutisht afer por nuk e perjashtoj mundesine qe nje dite te ndodhe ) por nga muzika si industri asnjehere . Une do te merrem me muziken pavaresisht ku gjendem neser , qofte si autor kengesh , qofte si tekstshkrues , interpretues apo editor . Me rendesi qe une do te jem aty , para apo prapa perdeve nuk ka ndonje rendesi te madhe .

E se fundi,ndonje plan per koncerte ne Shqiperi dhe Sh.B.A?

-Diskutohet per Shba , per Shqiperi ne prag te finalizimit te marreveshjeve
Back to top Go down
Shqip'Hop
Admin



Posts : 2
Join date : 2009-08-04

Intervist me "Etnon" 2009 Empty
PostSubject: Re: Intervist me "Etnon" 2009   Intervist me "Etnon" 2009 EmptyTue Aug 04, 2009 1:15 pm

I fort ie flakron Razz ahahah
Back to top Go down
https://shqip-hop.board-directory.net
FlaKKron
Admin
FlaKKron


Posts : 6
Join date : 2009-08-04

Intervist me "Etnon" 2009 Empty
PostSubject: Re: Intervist me "Etnon" 2009   Intervist me "Etnon" 2009 EmptyWed Aug 05, 2009 9:04 am

Shqip'Hop wrote:
I fort ie flakron Razz ahahah
valla i Fort jam ahahah
Back to top Go down
Sponsored content





Intervist me "Etnon" 2009 Empty
PostSubject: Re: Intervist me "Etnon" 2009   Intervist me "Etnon" 2009 Empty

Back to top Go down
 
Intervist me "Etnon" 2009
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Shqip-Hop :: Intervista.-
Jump to: